Transmetuar më 22-09-2015, 19:19

Tiranë, 22 shtator 2015, NOA.al – Ditën e sotme janë ekstraduar nga vendi ynë në drejtim të Italisë dy persona njëri i akuzuar për veprimtari kriminale me qëllime terroriste, ndërsa tjetri për trafikim të lëndëve narkotike.

I pari i ekstraduar është Baki Çoku, 40 vjeç, lindur në Lushnje, për të cilin Gjykata e Milanos ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprën penale ”Veprimtari kriminale me qëllime terroriste”.

Çoku akuzohet se me datë 17.09.2014, ka organizuar martesën e një shtetase italiane me një shtetas shqiptar me qëllim vajtjen në Siri, dhe pjesëmarrjen në konfliktin e armatosur.

Ndërsa i ekstraduari i dytë quhet Erdiol Çelaj, 27 vjeç, lindur  në Elbasan, për të cilin Gjykata e Genovas ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprën penale ”Trafikim i lëndëve narkotike”.

Këto dy ekstradime u kryen si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, Itali, ku u bë i mundur arrestimi i tyre  në Elbasan dhe në Lushnjë  me qëllim ekstradimin drejt Italisë. /b.l./noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd