


Sondazhi i ditëve të fundit tek Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA (www.noa.al) i kushtohet tërheqjes së opinionit publik shqiptar për dy vitet e deritanishme të qeverisjes së kryeministrit Rama.
Në këtë sondazh, gjatë këtyre ditëve, kanë marrë pjesë gjithsej 3447 qytetarë me të drejtën e një vote të vetme.
Në sondazh, qytetarët iu përgjigjën pyetjes “Qeveria "Rama" mbush 2 vjet. Si ju duket ecuria e deritanishme?”
Ata kishin pesë alternativa për të zgjedhur: Dy prej tyre për vlerësim pozitiv, dy për vlerësim negativ dhe një për vlerësim neutral.
Ndër 3447 votues, 50.31 për qind e vlerësojnë pozitivisht punën e dy viteve të para të qeverisë “Rama” duke zgjedhur opsionet “Mirë” dhe “Shumë mirë”.
Sakaq, 43.98 për qind e votuesve zgjodhën opsionet “Keq” dhe Shumë keq” në vlerësimin e tyre për punën e qeverisë së koalicionit të majtë “Rama-Meta.
Në sondazh kishte edhe persona të lëkundur. Opsionin “Nuk e di” e zgjodhën 197 votues ose 5.72% e totalit prej 3447 votuesish që morën pjesë në këtë sondazh. /noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





