





“U godita nga një rrufe dhe e gjeta veten me fuqi paranormale”. Kështu thotë fotografi australian Brian Skinner, i cili prej disa ditësh e ka përditësuar CV-në e tij me zërin “super hero”.
Gjithçka në sajë të një rrufeje që e goditi gjatë një stuhie. Skinner, i cili jeton në veri të Sidnei, sapo do shkrepte aparatin e tij fotografik, kur një rrufe ra më pak se pesë metra larg tij.
Duke folur për “Daily Mail” ai thotë se, “Sapo preka aparatin fotografik, pashë rrufenë që kaloi përmes dorës time. Ishte një eksperiencë jashtëtrupore. M’u duk sikur më goditi një çekiç i madh”.
Megjithatë nga incidenti nuk pati pasoja të rënda, përveç një unaze që mbante në dorë e cila u dëmtua.
Diçka ama ka ndryshuar dhe këtë e thotë vetë Brian, “Pas afro një jave vura re që kisha shqisa shumë më të zhvilluara. Arrija të shihja gjëra të cilat normalisht nuk i shikoja dhe dëgjoja në distanca të mëdha. Kisha edhe aftësi psikike. Ishte eksperienca më e rrallë që kam kaluar. Shikoja njerëzit dhe dëgjoja atë që thoshin, njëlloj si të flisnin me mua. Pyesja veten se mos ishin aluçinacione, por nëse u thoja njerëzve diçka të tillë, të gjithë më shikonin çuditshëm”./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





