
Durrës, 22 shtator 2015, NOA.al- Një person i dënuar në Itali po hetohet nga policia e Durrësit nën akuzën e pastrimit të produkteve të veprimtarisë kriminale.
Nga blutë e qytetit bregdetar nisën hetimet në gjendje të lirë për 42-vjeçarin Pirro Spiri.
Siç raporton NOA.al, në kohë dhe periudha të ndryshme i dënuari në shtetin fqinj, ka kryer transaksione të larta dhe të dyshimta me vlera disa mijëra euro.
Aktualisht Spiri ndodhet në burg, në Itali pasi Gjykata e Frosinones më 30 korrik të vitit 2013 e ka dënuar me 14 vjet burg, për shkelje të ligjit mbi “Drogat-heroinë”.
Në ngarkim të tij materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit për ndjekje të mëtejshme, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”./a.y/noa.al Në kërkim ndërkombëtar, dy të arrestuar Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





