
Tiranë, 22 shtator 2015, NOA.al- Ashtu siç ishte paralajmëruar sot në kryeqytet një pjesë e rrugëve janë të bllokuara në kuadër të ditës pa makina.
Bashkia e Tiranës apeloi qytetarët që të shmangin qarkullimin me automjete por në vend të saj të pedalojnë me biçikleta ose të lëvizin me mjetet e transportit publik dhe t’u bashkohen aktiviteteve të planifikuara.
Më konkretisht duke filluar nga ora 06.00 e mëngjesit deri në 22.00 në mbrëmje, Unaza e Vogël do të jetë e mbyllur për automjetet.
Rrugët që do të bllokohen gjatë ditës:
-Në kryqëzimi i rrugës “Ded Gjo Luli” me bulevardin “Zog i I”, drejtim i detyruar djathtas.
-Rruga “Ded Gjo Luli”, me një sens lëvizjeje me drejtim nga bulevardi “Zog i I” deri në rrugën e “Durrësit”.
-Në kryqëzimi e rrugës “Ded Gjo Luli” me rrugën “Durrësit”, drejtim i detyruar drejt djathtas.
-Në kryqëzimi e rrugës “Durrësit” me rrugën “Ded Gjo Luli”, drejtim i detyruar djathtas.
-Në kryqëzimi e rrugës “Kavajës” me rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, drejtim i detyruar djathtas.
-Në kryqëzimi i rrugës “Luigj Gurakuqi” me rrugën “George W. Bush”, drejtim i detyruar djathtas.
-Ura që lidh bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me bulevardin “Bajram Curri” dhe “Zhan D’Ark”, lëvizja e mjeteve nga sheshi Nënë Tereza – Ura e madhe do të jetë me drejtim majtas.
-Në kryqëzimi i rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rugova”, drejtim i detyruar djathtas.
-Mjetet e transportit publik me drejtim sheshin “Skënderbej” nga rruga e Dibrës do të devijohen në rrugën Urani Pano.
-Mjetet e transportit publik me drejtim sheshin “Skënderbej” nga rruga e Kavajës dhe Durrësit do të devijohen në rrugën Ibrahim Rugova.
-Në hapësirën brenda Unazës së Vogël aktivitetet do të nisin prej orës 06:00 të mëngjesit deri në 22.00 të mbrëmjes./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





