Transmetuar më 22-09-2015, 09:13

Tiranë, 22 shtator 2015, NOA.al- Ndërsa sot në kryeqytet në një pjesë të segmenteve rrugore është bllokuar qarkullimi i automjeteve në kuadër të ditës pa makina, është shënuar një aksident.

Një makinë ka përplasur një biçikletë gjatë kohës që pedalohej nga një person. Aksidenti ka ndodhur pranë Bankës së Shqipërisë para pak minutash, ku mësohet se i lënduari është jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana e uniformave blu është bërë ndalimi i personit që drejtonte mjetin dhe po punohet për zbardhjen e gjithë sa ka ndodhur./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd