Transmetuar më 22-09-2015, 08:43

Ishte në kërkim të dashurisë dhe shpresonte që ta gjente online. Amerikania Jennifer Wilson nga Karolina e Jugut, një docente universitare 36 vjeçare u regjistrua në një sajt për njohje me shpresën se do gjente njeriun e jetës së saj.

Në sajtin e takimeve, njohu Hank Hawes, një burri në pamje të parë shumë i sjellshëm, por që pak më vonë nisi të shfaqte sjellje posesive ndaj saj.

Burri ishte 37 vjeç dhe punonte si konsulent financiar. Jennifer vendosi të shoqërohej me të, por pak më vonë kuptoi se diçka nuk shkonte tek ai.

Nuk e linte asnjëherë vetëm, u transferua pranë shtëpisë së saj dhe i përsëriste vazhdimisht se ai ishte mashkulli i saj.

Gruaja ju drejtua një psikologu dhe me ndihmën e një terapisteje vendosi që të ndahej me të, por ata nisën të debatonin deri kur burri në gjaknxehtësi e sipër e goditi, dhe e vrau. Më pas e lau dhe e vendosi në krevat të zhveshur. Kufoma e gruas u zbulua nga fqinjët pas ulërimave që vinin nga apartamenti, në gusht të vitit 2011. Pas hetimeve dhe rindërtimit të ngjarjes, Hank u dënua me burgim të përjetshëm./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd