Transmetuar më 22-09-2015, 07:39

Një rastësi e fatit i shpëtoi jetën. Një burrë në Arabinë Saudite teksa dilte nga një hotel u ndal për pak çaste për të kontrolluar këpucën, pasi besonte se kishte shkelur një çamçakëz në trotuar.

Një çast që i vlejti për t’i shpëtuar jetën. Pak më vonë burri rinis të ecë dhe pranë tij bie një xham i madh nga lart.

Imazhet tregojnë momentet e goditjes, por që fatmirësisht burri vetëm sa u gërvisht. Videoja po bën xhiron e botës, për shkak se mjaftuan pak sekondat e ndalimit për të kontrolluar këpucën për të ngadalësuar hapin e tij dhe për t’i shpëtuar jetën.

Skena u fiksua nga një telekamerë vëzhgimi, ku shihet se si burri përplaset në tokë ndërsa më pas çohet në këmbë dhe ecën./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd