Transmetuar më 21-09-2015, 23:11

Jenson Button ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij në Formula 1 pas 16 viteve karrierë.

Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja britanike “The Telegraph” sipas së cilës, piloti i Meclaren pritet të bëjë lajmërimin zyrtar për këtë vendim përpara Çmimit të Madh të Japonisë që do të zhvillohet këtë fundjavë.

35-vjeçari ka fituar një titull botëror, me Brawn GP.

Jenson Button ka marrë pjesë në 278 gara dhe ka arritur të fitojë 15 të tilla.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd