Transmetuar më 21-09-2015, 15:27

Real Madridi ndeshjen e xhiros së radhës ndaj Athletico Bilbaos, do ta zhvillojë me disa mungesa të rëndësishme për skuadrën.
Sergio Ramos, Gareth Bale, James Rodriguez dhe Danilo, që të gjithë do të mugojnë për “Los Blancos”.
Lojtarët nuk u paraqitën as sot në seancën stërvitore dhe vështirë se do të mund të kthehen për ndeshjen në “San Mames”, të mërkurën.
Reali në fushën e Bilbaos nuk ka fituar që prej tri vitesh, duke regjistruar dy barazime dhe një humbje./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





