
Gjykata e Lartë pushon gjykimin për akuzën e ndërtimit pa leje për deputetin e opozitës, Astrit Veliaj.
Deputeti, i njohur gjerësisht si themelues i rrjetit të universiteteve UFO e më tej Albanian University, është çliruar nga akuza e ndërtimit pa leje, pasi nuk shihet e ligjshme për t’u ndjekur, pas amnistisë me ligj që hyri në fuqi në muajin gusht 2015.
Mësohet se z.Veliaj tani do të gjykohet vetëm për akuzën e shkatërrimit të pronës.
Vendimi u mor sot nga një trupë gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Edmond Islamaj.
Sipas prokurorit Altin Binaj akuza e ndërtimit pa leje është amnistuar nga ligji i kaluar pak muaj më parë në Parlament.
Deputeti Veliaj u procedua nga prokuroria një vit më parë për një ndërtim të kryer në qytetin e Fierit. Sipas organit të akuzës, deputeti e ka kryer ndërtimin në një pronë shtetërore duke shkatërruar objekte qe ishin prone e Ministrisë së Mbrojtjes. /noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





