Transmetuar më 21-09-2015, 11:08

Një burrë shqiptar me banim në Tiranë, i cili ka bërë burg për vrasje në Serbi, është arrestuar nga policia e kryeqytetit tonë, nën akuzën e plaçkitjeve në seri.

Personi që ka vuajtur 15 vjet në burgjet serbe për vrasje, është Samet Hysein, 50 vjeç, banues në Tiranë.

Ai akuzohet se më datë 4 gusht 2015, ka vjedhur në Tiranë, një celular “iPhone” në autobuz, në pronësi të shtetasit italian R.A.

Gjithashtu rezulton se Samet Hysein është autor i dy plaçkitjeve më datë 10 korrik 2015, në ambientet e Hotel “Tirana”, ku në njërën prej tyre i ka vjedhur portofolin me 10.000 lekë shtetases A.L, banuese në Tiranë.

Ndërsa më  datë 5 shtator 2015, në rrugën e “Durrësit” në ambientet e një firme farmaceutike tek kthesa e Kamzës, i ka vjedhur portofolin me 10.000 lekë, shtetases V.K., banuese në Tiranë. /noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd