Transmetuar më 21-09-2015, 09:37

21 shtator Noa.al-Uniformat blu të Policisë Kufitare të Qafë-Thanës kanë vënë në pranga dy maqedonas, Armen Schneider-in, 33 vjeç dhe Burim Rexhepin, 25 vjeç në kohën që do të largoheshin nga Shqipëria. Nga kontrolli i bërë në autmjetin tip “Wolkswagen Passat” me targë “SK1191AD” në brendësi të dy sediljeve të para, janë gjetur dy pako me lëndë të dyshuar narkotike, Cannabis Sattiva, të mbështjella me natriban transparent. Të dyja peshonin 1 kg e 163 gram. Mbi Schneider dhe Rexhepin rëndon akuza: “Trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda të Tiranës./j.p/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd