
Ish-kryeministri, Sali Berisha, thotë se qeveria po e përdor aeroportin e Kukësit për trafikim të lëndëve narkotike. Berisha shprehet se këtë fakt ia ka bërë të ditur një qytetar nga Kukësi.
“Qytetari dixhital denoncon përdorimin intensiv të aeroportit të Kukësit për transportin e drogës në Kosovë dhe Serbi nga drejtorë të qeverisë”, – shkruan Berisha në “Facebook”. “Një nga pilotët që transporton mallin e ka si personal aeroportin, pasi e ruan atë shumë mirë me firmën e tij “Shtiqni Security”, – thotë më tej Berisha.
Ai hedh akuza edhe ndaj drejtorit të Doganës në Kukës, Astrit Cengën, duke e akuzuar atë se po ushtron terror ndaj qytetarëve, që të mos denoncojnë rastet e trafikut të drogës.
Deklaratën e plotë e z.Berisha e gjeni këtu.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





