



Këngëtarja Bleona Qereti, e cila jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në vizitën e saj të fundit, dje në Tiranë, ka gdhendur në trup një “shenjë” që ka një domethënie shumë të veçantë.
Me tatuazhin që ajo ka bërë në pjesën e qafës, thotë se do t’i tregojë përjetë mbarë botës se ajo është shqiptare.
Këngëtarja ka bërë një tatuazh me inicialet e Tiranës, Shqipërisë (Albania) dhe Kosovës.
Ajo e ka ndarë tatuazhin e ri me ndjekësit e saj në Facebook ku shkruan se Tirana, Shqipëria dhe Kosova do të jenë tashmë përgjithmonë në trupin e saj. Më tej këngëtarja shpreh lumturinë për faktin që është shqiptare.
Bleona erdhi në Shqipëri ditën e djeshme për të promovuar përmes një konference për shtyp këngën e saj më të re “Take You Over”, premiera e së cilës do të dalë në 21 shtator në rrjetin muzikor online Vevo, i disponueshëm ekskluzivisht në SHBA dhe i aksesueshëm në Europë dhe gjetkë përmes Youtube. /o.b/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





