Transmetuar më 20-09-2015, 15:15

Mëngjesi është koha e duhur për të përcaktuar qëllimet e ditës suaj dhe për të vënë objektivat. Prandaj është e rëndësishme të keni një mëngjes të gëzuar. “Huffington Post” tregon katër mënyrat e provuara shkencërisht që mund të sjellin më shumë gëzim në rutinë tuaj mëngjesore.

Zgjohuni herët – Ky vendim do të përmirësojë ndjeshëm mëngjesin tuaj. Kështu do të keni më shumë kohë për veten dhe do të krijoni një ndjesi të paqtë shpirtërore zgjimi në mëngjes ende pa u zgjuar të tjerët. Nga një studim i bërë nga universiteti i Torontos në Kanada rezulton se njerëzit që zgjohen herët në mëngjes, janë në përgjithësi më të lumtur me jetën e tyre.

Hani një mëngjes të shëndetshëm – Mëngjesi është vakti më kryesor i ditës. Në kohën që ju zgjoheni, muskujt tuaj kanë nevojë të madhe për më shumë energji. Po ashtu, ngrënia e mëngjesit ndikon edhe në gjendjen shpirtërore dhe studimet sugjerojnë se duhen konsumuar sidomos karbohidratet. Kur doni të zgjidhni se çfarë duhet të hani në mëngjes, përpiquni të vendosni për një produkt të shëndetshëm si për mendjen ashtu edhe për trupin.

Bëni disa ushtrime që ju japin gëzim – Sipas psikologut Michael Otto, “ka një lidhje të fortë mes të ushtruarit dhe gjendjes emocionale. Që në pesë minutat e para të bërjes së lëvizjeve fizike ndihet kjo. Përpiquni ta bëni këtë me gëzim, jo si një detyrim. Mirë është të bëni shëtitje ose yoga.

Merruni qoftë edhe me një aktivitet mendor – Një studim i Matt Killingsworth nga Universiteti i Harvardit ka rezultuar se “më të lumtur janë pikërisht ata njerëz që përqendrohen në përvojat aktuale”. Duke futur mendimin edhe në aktivitetet tuaja rutinë, mëngjesi juaj bëhet më i bukur. Edhe të menduarit në dush, duke ngrënë mëngjes, ose duke pirë kafe, ka kaq shumë mundësi për të praktikuar këtë aftësi. /j.p/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd