Transmetuar më 20-09-2015, 14:41

Stresi është një shqetësim i kohëve moderne. Ankthi, mbingarkesa dhe shqetësimi janë fjalët që përshkruajnë mënyrën e jetesës së shumë njerëzve në mbarë botën.

Stresi pastaj lidhet me shqetësime fiziologjike, tensionin e lartë, diabetin dhe kancerin. Sipas studimeve të reja, raporton “Huffington Post” ai ndikon edhe në tkurrjen e trurit. Shpenzimet për kujdesin shëndetësor dhe kurimin e stresit të shkaktuar në punën, me pasojë problemet shëndetësore, llogariten në 180 miliardë dollarë.

Dihet që stresi është armiku kryesor. Por, a mund të kthehet ai në një aleat? Psikologu Kelly McGonigal ka bërë kërkime për të mbështetur pikëpamjen se stresi nuk ka vetëm anë të këqija.

Në vend që të mëshironin veten për situatën stresuese që ndodheni, mund të zgjidhni të shfrytëzoni fuqitë tuaja dhe të menaxhoni stresin. McGonigal pohon se njerëzit janë të gjendje: “kthejnë frikën në kurajë, izolimin në hapje me të tjerët, dhimbjen në kuptim të jetës”. Ja shtatë mënyra sesi ta kthesh stresin në aleat në të përditshmen tuaj:

Pranoni që jeni i stresuar

Stresi është një përgjigje e organizmit. Të kuptuarit e kësaj logjike është thelbësor për të pasur avantazhe kundrejt situatave stresuese. Me fillimin e stresit, trupi jep shenjat e para: djersitje duarsh, rrahje të shpejta të zemrës, gjendje ankthi. Duhen pranuar të gjitha si një reagim natyral i trupit, madje është një sinjal i shëndetshëm dhe nuk i duhen veshur kësaj gjendjeje mendime dhe interpretime negative. Kjo është një pikë kyçe për të vazhduar më tej.

Duhet të distancoheni nga pasojat

Shumë nga simptomat e stresit manifestohen para kohe dhe shpesh pa arsye, sidomos kur ju i lejoni vetes të dilni shpejt në konkluzione. Psikologët këtë e quajnë “i menduari katastrofik”, ashtu siç mund të mendoni se do të futeni në burg vetëm pse një makinë policie është pas jush. Mos i jepni më shumë frymëmarrje stresit tuaj.

Theksoni besimin dhe pikat tuaja të forta

Kërkimet e McGonigal kanë zbuluar se duke pasur nivele të larta stresi, rritet më shumë përqindja e rreziqeve për njeriun sidomos kur ushqehet nga bindja se stresi ndikon në shëndet. Ata që nuk besojnë në këtë mendësi nuk vuajnë nga shqetësime të mëvonshme fiziologjike. Neurokirurgu John Gorecki konfirmon se studimet e fundit dëshmojnë se ndërrimi i besimit ndikon në nerva dhe më pas në fiziologji.

Reflektimi mbi domethënien  

Një studim që thekson të mirat e stresit i bërë nga Universiteti Yale dhe psikologu Shawn Achor tregon se njerëzit që e mbajnë stresin mund ta thonë me plot gojën se jeta e tyre ka qenë kuptimplotë. Stresi është i lidhur ngushtë me një përvojë jete kuptimplotë.

Njihjani vetes arritjet

Ndihmon goxha mbajtja e një “ditari” të përvojave të së kaluarës për të gjitha pengesat që janë kaluar. Sipas McGonigal, “Ju mund t’i përballoni situatat e reja stresuese duke kujtuar ato që keni kaluar. Sa më shumë kujtesa juaj të ushqehet me sukseset e së shkuarës, aq më shumë i fortë do të jeni në përballimin e të rejave”.

Shihni për progresin, jo për perfeksionin

Bazohuni dhe mendoni shpesh për rritjen që keni pasur, ndonjëherë edhe të përsëritur. Shpesh dëshira për perfeksion shkaktojnë qëndrim në vend numëro.

Drejtoheni veten drejt suksesin

Çelësi është të shkoni gjithmonë me një version suksesi në mendjen tuaj dhe ta përgatisni veten për çdo situatë stresuese./j.p/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd