
Tiranë, 20 shtator 2015, NOA.al- Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, reagon me ironi ndaj akuzave të Partisë Demokratike, ku deputetë të saj thonë se është i përfshirë në trafik droge.
Pas deklaratës së sotme të demokratit Edi Paloka, Tahiri thotë opozita po i bën jehonë sukseseve të përditshme të policisë.
Në një postim në profilin e tij në Facebook, ai shkruan, “Duhet të kisha falenderuar PD-në që herët në mëngjes, por s’besoj mërziten ti falenderoj pak me vonesë për shërbimin e vyer që po kryejnë duke i bërë jehonë të përditshme sukseseve të Policisë së Shtetit. Me shumë mirënjohje për Shqupistat”./a.y/noa.al Paloka: Ministri që paguhet për të zbatuar ligjin, bën droge me makinën e tij
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





