Transmetuar më 20-09-2015, 12:42

Lindja natyrale në ujë është një praktikë mjaft e përhapur. Një çift nga Hawai ka vendosur që gruaja të sjellë në jetë fëmijën e tyre në oqean, të rrethuar nga delfinët.

Gjithçka për të mundësuar që vogëlushi të mësojë të flasë gjuhën e këtyre krijesave të mrekullueshme.

Pavarësisht se mund të duket diçka e çuditshme, prindërit e rinj Dorina Rosin dhe Maika Suneagle janë të vendosur, madje kanë besim se delfinët janë në gjendje që të kurojnë jo pak probleme.

Sipas Maika dhe Dorina, lindja e fëmijës në ujë mes delfinëve pas afro një muaji, do t’i garantojë atij një jetë më të shëndetshme.

Megjithatë janë të shumtë ata që e kritikojnë këtë ide pasi thonë se lindja në oqean mund të sjellë jo pak rreziqe, siç mund të jetë tërheqja e peshkaqenëve./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd