Transmetuar më 20-09-2015, 12:15

Mëngjesin e sotëm një anije me 46 emigrantë është fundosur në brigjet e ishullit lindor të Egjeut, Lesbos, dhe rojet bregdetare janë në kërkim të 26 të humburve. Ata deklarojnë se një helikopter lituanez i Patrullës Kufitare ka çuar emigrantët në brigjet juglindore të Lesbos herët sot në mëngjes.

Dy anije të rojes bregdetare u drejtuan menjëherë në zonë dhe kanë shpëtuar 20 persona. Burime të autoriteteve policore greke thonë që numri në total i refugjatëve ishte 46 dhe ende nuk janë përditësuar informacionet në lidhje me kombësinë e tyre. Qindra mijëra azilantë, më shumë nga Siria dhe Afganistani, janë ndjerë të rrezikuar në vendet e tyre dhe kanë mbërritur në Greqi nga bregdeti i afërt i Turqisë këtë vit. j.pnoa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd