




Në orën 07.00 të mëngjesit të sotëm u hapën qendrat e votimit për zgjedhjet e parakohshme në Greqi. 10 milionë zgjedhës pritet t’u drejtohen qendrave të votimit, të cilat do të mbyllen në orën 19.00 dhe menjëherë më pas do të publikohen exit poll.
Lideri i Syriza, Alexis Tsipras të cilin sondazhet e nxjerrin favorit, votoi në lagjen Kypslei, të Athinës ku dhe jeton.
Vangelis Meimarakis, kreu i Demokracisë së Re, votoi në Marousi, në periferi të Athinës.
“Sot Greqia ushtron të drejtën demokratike dhe vendos për të ardhmen e vet. Duhet një qeveri e fortë me një mandat për katër vite”, deklaroi Tsipras pas votimit, ku jashtë qendrës e prisnin shumë mbështetës dhe gazetarë.
Nga këto zgjedhje pritet rikthimi ose jo në pushtet i partisë së majtë, Syriza të ish-kryeministrit Tsipras, i cili dha dorëheqjen në muajin gusht pasi humbi mazhorancën parlamentare, pas votimit për një plan të tretë ndihme për vendin gjatë pesë viteve të fundit.
Rivale e Syriza është Demokracia e Re, e cila drejtohet drejtohet nga ish-kryetari i parlamentit, Vangelis Meimarakis./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





