Transmetuar më 20-09-2015, 08:58



Aktorja Jennifer Aniston është shtatzënë me binjake. Revista amerikane “Ok!” shkruan lajmin e gëzuar për aktoren e njohur, duke publikuar edhe një ekografi, ku thotë se aktorja do të bëhet me dy vajza.
Ky lajm i cili pritet të konfirmohet zyrtarisht vjen pak kohë pasi Jennifer u martua në fshehtësi me partnerin e saj, Justin Theroux.
Një mik i 46- vjeçares duke folur për revistën thotë se, “Ishte e bindur se mund të ishte e lumtur pa u bërë nënë. Por kur mësoi se ishte shtatzënë me binjake, qau nga emocionet”.
Madje revista shkon më tej duke thënë se Jenn i ka zgjedhur emrat e fëmijëve, Viola dhe Ava./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





