





Gjermani, 19 shtator 2015, NOA.al – Gazeta e njohur gjermane Der Spiegel në numrin më të ri ka sjellë në kopertinën e saj një fotografi të kancelares gjermane, Angela Merkel.
Në kopertinë kancelarja Angela Merkel, paraqitet e veshur si Nënë Tereza. Ilustruimi lidhet me fluksin e madh të emigrantëve dhe që Angela Merkel po shihet si Nënë Tereza sa i përket krizës në fjalë.
Por mesa duket “Der Shpigel nuk e ka përdorur pozitivisht një ilustrim të tillë pasi në foto shkruhet: “Politika e Angela Merkel po ndan Evropën”.
“Sfida është të mbesim të qetë dhe të mos frikësohemi edhe kur të kemi dyshime të mëdha. A mund ta bëjmë këtë? /b.l/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





