Transmetuar më 19-09-2015, 19:10

Tiranë, 19 shtator 2015, NOA.al – Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Është sot pjesë e qindra qytetarëve që festoni festën e Shëngjergjit, ku veç muzikës dhe natyrës, shijuan edhe produktet bujqësore dhe blegtorale të zonës.

Gjatë fjalës së tij Veliaj deklaroi se aktivitete të tilla synojnë që të promovojnë zonat përreth Tiranës, si potenciale turistike dhe tërheqëse për të gjithë ata qytetarë që pëlqejnë malin dhe lojërat ekstreme.

“Besoj se vlera më e madhe e këtyre aktiviteteve nuk është vetëm dita e sotme, po është dita e nesërme me lidhjet që krijohen, turizmi që vjen dhe paratë që investohen sepse në fund të ditës ka vetëm një qëllim, ai ekonomik”, tha kryetari i Bashkisë.

Më tej ndërsa ka falënderuar të pranishmit e shumtë që kishin ardhur në Shëngjergj, Veliaj i ka ftuar ata që të shpenzonin një minimum parash si një mundësi për të zhvilluar ekonomikisht zonën.

“Para se të largoheni nga Shëngjergji duhet të shpenzoni të paktën 10 mijë lekë. Është e vetmja rrugë që ne të sigurohemi që ekonomia dhe paratë rrinë në zonë dhe brenda vendit”, shtoi Veliaj.

Në fund ai ka theksuar se tashmë organizime të tilla duhet të bëhen pjesë e axhendës së të gjitha njësive të tjera administrative të Tiranës, kryesisht të atyre që kanë pasuri natyrore dhe kanë se çfarë t’u ofrojnë sot turistëve, qoftë atyre që vijnë nga Tirana, ashtu edhe të huajve. /b.l/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd