
Lezhë, 19 shtator 2015, NOA.al – Tre vëllezër janë arrestuar në flagrancë nga policia e Lezhës për kultivim të lëndëve narkotike. Mësohet se të arrestuarit janë, Asllan Frati 52-vjeç, Arben Frati, 36-vjeç dhe Fatmir Frati, 44-vjeç, banues në fshatin Skuraj në Lezhë. Gjithashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë A.F, vëllai i katërt, për veprën penale "Mbajte pa leje të armëve sportive”.
Policia në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative ka evidentuar në fshatin Skuraj,13 parcela të mbjella me 837 bimë narkotike të cilat janë asgjësuar me anë të djegies. Parcelat ndodheshin përballë shtëpive së vëllezërve Frati.
Uniformat blu kanë ushtruar kontroll edhe në banesat e tyre, ku tek banesa e shtetasit Asllan Frati kane sekuestruar 235 gram lëndë narkotike Canabis Sattiva.
Policia vijon hetimet ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Kurbinit për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike’’, " Prodhim e shitje të narkotikeve" dhe "Mbajte pa leje e armëve sportive". /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





