
Diabeti është një nga sëmundjet më të përhapura sot. Miliona njerëz tashmë vuajnë nga kjo sëmundje. Por sipas mjekësisë alternative, ne mund të parandalojmë problemet shëndetësore të shkaktuara nga diabeti me kamomil dhe kanellë.
Konsumi ditor i çajit kamomil kombinuar me ushqime të shëndetshme mund t’ju ndihmojë në parandalimin e disa komplikimeve të shkaktuara nga diabeti.
Gjetjet janë të bazuara në eksperimente në të cilën ekstraktet e kamomilit u janë dhënë minjve të cilët janë duke vuajtur nga diabeti për një periudhë prej 21 ditësh. Minjtë që kanë marrë një shtesë të kamomilit treguan një reduktim të ndjeshëm të nivelit të glukozës në gjak.
Ekstrakti i kamomilit gjithashtu tregoi se ajo është efektive në enzimat e caktuara që lidhen me ndërlikimet e diabetit. Disa nga ndërlikimet e diabetit përfshijnë humbjen e vizionit dhe dëmtime në veshka.
Kanella është një erzë për çdo lloj të diabetit. Kanella ka efekt parandalues kundër sëmundjeve kardiovaskulare dhe diabetit. Sipas hulumtimit të kohëve të fundit nga shkencëtarët amerikanë, kanella mund të ulë sheqerin në gjak deri në 20%. /b.l/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





