
Durrës, 19 shtator 2015, NOA.al- Një aksident me pasojë tre të plagosur ka ndodhur në autopstradën Tiranë- Durrës.
Pasditen e djeshme, dy mjete janë përplasur mes tyre, duke shkaktuar djegien e një automjeti tip Benz.
Nga ana e uniformave blu u bë arrestimi në flagrancë i Ermelindo Qendros, 23 vjeç, banues në Tiranë dhe Abdyl Alushit, 59 vjeç, banues në Durrës.
Ka qenë Qendro, drejtues i automjetit tip Mitsubish, me karroceri me targë TR 470 JU, i cili është përplasur me mjetin tip Benz a Class me targë AA 767 JA me drejtues Abdyl Alushin.
Si pasojë e ngjarjes, u dogj automjeti i shtetasit Alushi dhe u aksidentuan H.Alushi, 86 vjeçe dhe E.Alushi, 25 vjeçe, të dyja banuese në Durrës si dhe drejtuesi i automjetit.
Burime nga spitali i Durrësit, informojnë se Alushi bashkë me 25-vjeçaren ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa e moshuara, është në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin Ushtarak të Tiranës.
Dy të ndaluarit akuzohen për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”./j.p/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





