Transmetuar më 19-09-2015, 11:05

Tropojë, 19 shtator 2015, NOA.al- Dhuna mes vëllait dhe motrës në një familje në Tropojë, ka bërë që të ndërhyjnë uniformat blu.

Gjatë ditës së djeshme u bë arrestimi në flagrancë i 28-vjeçarit Ndriçim Ndrepepaj me banim në Cërrnicë të Bajram Currit.

Arrestimi i tij u bë pasi për motive të dobëta ka goditur me mjete te forta, motrën e tij shtetasen D.Ndrepepaj, 41 vjeçe, banuese në Tiranë. Mësohet se vëlla e motër janë zënë me fjalë me njeri tjetrin për motive të dobëta dhe se gjithçka ka lindur prej një konflikti të momentit.

Denoncimi i 41-vjeçares në polici çoi në arrestimin e të riut, si i akuzuar për “Dhunë në familje”./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd