Transmetuar më 19-09-2015, 10:20

Durrës, 19 shtator 2015, NOA.al- Një person rreth moshës 35-vjeçare ka humbur jetën tragjikisht i përplasur nga një makinë.

Mbrëmjen e djeshme një mjet i pa identifikuar në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të Urës së Dajlanit ka aksidentuar me pasojë vdekje një këmbësor të pa identifikuar, rreth 35 vjeç, i seksit mashkull.

Viktima është dërguar në morgun e qytetit të Durrësit në pritje për t’u identifikuar.

Ndërkohë nga ana e uniformave blu vijojnë ende hetimet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd