Transmetuar më 19-09-2015, 08:12

Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e shtunë, 19 shtator 2015.

Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor, “Kandidati i PS, dha pyllin me koncesion, pranga kreut të Hipotekës”.

Tituj të tjerë janë; “Raporti konfidencial i OSBE, Meta: Karagjozllëk, kërkuan falje”.

“Bushati shkarkon ambasadorin pa firmën e Presidentit”.

“Të përndjekurit, 1080 emrat që marrin dy këste”.

Gazeta “Shekulli” ka si shkrim kryesor, “Raporti i OSBE: Mungojnë dënimet për elitën politike dhe ekonomike”.

Tituj të tjerë janë; “Rrëfehet serbi i dronëve: Kurrë s’kisha parë kontroll të tillë”.

“Poliçan, drogë në biznesin e ujit, pranga vëllait të kreut të bashkisë”.

“Ish- të përndjekurit, 4000 emrat që marrin këstin e radhës”.

Gazeta “Mapo” çelet me shkrimin, “Po dëgjoni Zërin e Amerikës! Përballja e parë e Ramës me ndërkombëtarët. Si mund të lexohet përpjekja e Ramës për t’i vënë kufi presionit të ambasadorëve dhe a do mundet vendi të realizojë një reformë që do ta bënte dekriminalizimin sistem?!”.

Tituj të tjerë janë; “Dritan Shano: Për çfarë ka nevojë PD për të forcuar identitetin”.

“Raporti në Vjenë, OSBE kërkon hetimin e elitave politike dhe ekonomike, të lidhura me krimin”.

“Dekriminalizimi, Meta kundërshton Ramën: Ligji duhet bërë me opozitën e ndërkombëtarët”.

Gazeta Shqiptare” vë në fokus kryesor titullin, “2900 të përndjekur, emrat kush merr dëmshpërblimin”.

Tituj të tjerë janë; “Mesazhi i Metës: Dekriminalizimi duhet bërë me konsensus”.

“BE: Luftoni korrupsionin dhe krimin në nivele të larta”.

Lexoni dhe: BE: Luftoni krimin dhe korrupsionin në mesin e zyrtarëve të lartë

“Pacientët rrethojnë Beqajn: S’ka ilaçe në QSUT”.

Gazeta “Shqip” çelet me shkrimin “Të inkriminuarit, 5 pika pa konsensus. Raporti vjetor, OSBE sugjeron dhe kritikon: Procesi të shoqërohet me ndëshkim”.

Tituj të tjerë janë; “Evazion fiskal, qeveria fal të “penduarit”.

“KLD shtyn “ndëshkimin” për dy gjyqtarë”.

“Vëllai i kryebashkiakut me laborator droge në Poliçan”./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd