Transmetuar më 18-09-2015, 21:26

Lideri Islamik, Louis Farrakhan ka një mesazh për Jay Z. Ai do që reperi të mësojë gruan e tij të mbulojë trupin e saj, pasi “kur një femër zhvishet, bëhet si qeni”.

Farrakhan është lider i grupit fetar “Kombi i Islamit” dhe ka shërbyer si lider në xhamitë e Bostonit dhe Harlemit (SHBA).

Ai ka postuar në faqen e tij në Facebook: “Për vëllain tim Jay Z: Sado që unë të dua dhe të admiroj, unë dua ta shoh motrën time Beyonce, të mbuluar më bukur… ti je përgjegjës. Si mundet një mashkull të mendojë drejt teksa e shikon Beyonce e zhveshur”, – ka vazhduar kleriku. /o.b/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd