Transmetuar më 18-09-2015, 19:26

Gjirokastër, 18 shtator 2015, Noa.al- “Zgjedhjet duhet të jenë pushim për qytetarët”. Kështu ka deklaruar sot, Ambasadorja e Bashkimit E­vropian, Romana Vlahutin nga qyteti i Gjirokastrës.

“Fatkeqësisht ky proces është shumë i politizuar në Shqipëri, më shumë nga vetë politikanët sesa nga qytetarët. Një nga rekomandimet kryesore të këtij raporti është se si t’ua kthejmë zgjedhjet qytetarëve, prandaj duhet të fillojmë të punojmë që tani në mënyrë që të jemi gati për zgjedhjet e ardhshme parlamentare”,­ – tha ambasadorja.

Sipas saj, Shqipëria duhet të përpiqet të bëjë më mirë, duke shtuar se janë 23 rekomandime për të cilat po punohet.

“Përgjatë këtyre muajve ne do të punojmë mbi këto 23 rekomandime. Një mesazh i cili dëshirohet, është që zgjedhjet duhet të jenë pushim për qytetarët”, – tha më tej, Romana Vlahutin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd