Transmetuar më 18-09-2015, 16:25

Krujë, 18 shtator 20145, Noa.al – Kurora e gjelbër e Kalasë së Krujës është përfshirë nga zjarri mesditën e sotme dhe për pasojë janë djegur disa rrënjë ulliri dhe pisha.

Flakët janë të përmasave të mëdha dhe paraqesin rrezik serioz edhe për pjesën muzeale të Krujës.

Burime nga policia lokale, thanë për Noa.al, se zjarri ka rënë në një zonë të pyllëzuar pranë Kalasë së Krujës. Sipas burimeve nga vendngjarja në zonën ku ka rënë zjarri nuk ka shtëpi banimi.

Për shuarjen e flakëve kanë mbërritur zjarrfikëset nga Kruja. Njëkohësisht janë nisur edhe disa forca zjarrfikëse nga qyteti i Durrësit.

Por, për shkak të terrenit të thyer në vendin ku ka rënë zjarri, depërtimi i zjarrfikëseve është i vështirë. /o.b/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd