Transmetuar më 18-09-2015, 14:31

Tiranë, 18 shtator 2015, NOA.al- Gjykata e Apelit në Tiranë lë në fuqi vendimin e shkallës së parë për Kostandin Xhuvanin, djalin e ish- deputetes socialiste Luiza Xhuvani autor i vrasjes së katër prsonave në një lokal në “Rrugën e Elbasanit.

Me këtë vendim të konfirmuar sot në Apel, Xhuvani do të vuajë përfundimisht 35 vite burg, duke shpëtuar kështu nga burgimi i përjetshëm.

Apelimi i vendimit ishte kërkuar nga prokuroria, e cila kërkonte të mos pranohej gjykimi i shkurtuar në mënyrë që i pandehuri të dënohej me burgim të përjetshëm.

Por edhe mbrojtja pretendoi ulje të dënimit me argumentin se vrasja kishte ndodhur në kushtet e tronditjes së rëndë psikike.

Ngjarja ndodhi më 4 nëntor të vitit 2014, ku Kostandin Xhuvani, i biri i regjisorit Gjergji Xhuvanit dhe aktores dhe njëkohësisht ish-deputetes Luiza Xhuvanit, vrau me armë shokun e tij Arbër Demiraj, si dhe Edison Jahon, Enea Xhajin dhe shtetasin italian Giampaolo Azzolo.

Kostandin Xhuvani u mundua të largohej nga vendi i ngjarjes, duke bërë edhe kundërshtim me armë ndaj forcave të policisë. Vrasja tronditi opinionin publik, çka do të sillte edhe dorëheqjen nga posti i deputetes së Luiza Xhuvanit./k.b/a.y/noa.al Vrasja e katërfishtë, dënohet me 35 vite burg Kostandin Xhuvani Jepet pretenca për Kostandin Xhuvanin, Prokuroria: Burg përjetë

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd