
Krujë, 18 shtator 2015, NOA.al- Një konflikt mes dy personave në Krujë ka çuar në përdorimin e sendeve të forta dhe të armëve të zjarrit.
Gjatë ditës së djeshme në Krujë janë dhunuar me njeri tjetrin Agron Beci 35 vjeç dhe Elton Kurti 27 vjeç.
Burime zyrtare nga policia thanë për Noa.al se Elton Kurti pas një konflikti për motive të dobëta ka rrahur dhe goditur me sende të forta Agron Becin, duke i shkaktuar dëmtime fizike.
Më pas si shenjë hakmarrje Beci ka qëlluar me armë zjarri drejt banesës së Elton Kurtit.
Uniformat blu të cilat shkuan në vendngjarje sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5 gëzhoja model 56, dhe tre sende metalike të deformuara.
Ndërkohë të arrestuar që të dy Kurti dhe Beci nuk kanë pranuar të tregojnë arsyet e konfliktit, madje edhe arma me të cilën është qëlluar nuk është gjetur nga uniformat blu pasi është fshehur.
Beci akuzohet për veprat penale “Kanosje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”, ndërsa për Kurtin për “Plagosje e lehtë me dashje”./k.b/a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





