
Krujë, 18 shtator 2015, NOA.al- Nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, nis procedimi penal për ish-kryebashkiakun e Krujës, Shkëlzen Hoxha 39 vjeç.
Ai akuzohet se ka dorëzuar një objekt të investuar nga Ministria e Brendshme pa u përfunduar punimet.
Krahas tij siç raporton Noa.al, nisi procedimi penal në gjendje të lirë nisi edhe për Indrit Fida, 28 vjeç, ish-punonjës i Bashkisë Krujë dhe Xhuma Rroshi, 61 vjeç, banues në Krujë.
Drejtuesit aktualë të Bashkisë Krujë, si përfaqësues të grupit të marrjes në dorëzim të një objekti, investim i Ministrisë së Punëve të Brendshme, konstatuan se nuk janë zbatuar procedurat dhe kriteret teknike të punimeve.
Nga verifikimet e kryera në 29 qershor, objekti rezultoi i papërfunduar dhe shuma prej 20 516 356 lekësh i është kaluar në llogari firmës, duke shkelur kontratën.
Hoxha, Rroshi dhe Fida akuzohen për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Shpërdorimi i kontributeve të dhëna nga shteti”./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





