Transmetuar më 18-09-2015, 09:26

Elbasan, 18 shtator 2015, NOA.al- Falsifikim dokumentash dhe tjetërsim pronash, është kjo akuza që rëndon ndaj ish-drejtorit, një inxhinieri dhe një juristeje të Zyrës Vendore për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme në Elbasan.

Gjatë ditës së djeshme në kuadër të operacionit të koduar “Konçensioni”, u bë arrestimi në flagrancë i 37- vjeçarit Altin Ago, ish- drejtor i ZVRPP; Mentor Tola, 42 vjeç, me detyrë inxhinier në ZVRPP Elbasan dhe Alma Pajova, 40 vjeçe, me detyrë juriste në ZVRPP Elbasan.

Tre të ndaluarit siç raporton Noa.al, u arrestuan nga efektivat e policisë, pasi gjatë muajit shkurt 2015, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe në mënyrë të kundraligjshme, kanë falsifikuar dokumentet zyrtare dhe i kanë dhënë dokumenta pronësie me konçesion një firme private, duke bërë tjetërsimin e pronave të banorëve të fshatit Muriqan në Elbasan, të cilët e kanë përfituar me ligjin Nr.7501, viti 2001.

Ata akuzohen për për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumentave e kryer në bashkëpunim”, ndërsa në ngarkim të tyre materialet i kaluan Prokurorisë së Elbasanit./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd