


Tiranë, 18 shtator 2015, NOA.al- I dënuar për vrasjen e një shqiptari në Angli, 36- vjeçari Fatjon Kapri është ekstraduar nga Londra drejt vendit tonë.
Ekstradimi i 36- vjeçarit nga Cërriku, u bë ditën e djeshme pasi ai është shpallur në kërkim në vitin 2004 nga Interpol Tirana.
Kapri është dënuar nga Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, me 22 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim”.
Siç raportin Noa.al, ai akuzohet se mbrëmjen e 7 prillit të vitit 2001, në Londër, ka vrarë me thikë shokun e tij Ylli Pepa.
Vrasja ka ndodhur si pasojë e një debati që ka patur me viktimen, ku fillimisht kanë shkëmbyr fjalë fyese me njëri-tjetrin dhe pas janë konfliktuar fizikisht.
Pas goditjeve me grushta Fatjon Kapri ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar disa herë viktimën në trup.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Manchester, u bë i mundur arrestimi i tij, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë./a.y/noa.al Skocia liron shqiptarin e dënuar për vrasje, akuzoi gjykatat shqiptare për korrupsion
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





