Transmetuar më 18-09-2015, 07:31

Për thuajse tre muaj qëndroi në spital, në pamundësi për të ecur. Tashmë më e keqja ka kaluar dhe një vajzë tre vjeçare po shërohet nga pickimi në këmbë i një merimange helmuese.

Kalvari i mundimeve për të voglën Ella Williamson nga Kent në Angli, nisi disa muaj më parë.

Vogëlushja e cila i ka prindërit të ndarë, nga shtëpia e nënës së saj në Dover, kishte shkuar për disa ditë te babai i saj në Folkestone.

Gjatë kohës që vajza luante, babai Matthew, vuri re një të enjtur të çuditshme në këmbë, njëlloj si një pickim i madh.

E mitura prej dhimbjes nuk arrinte as që t’a prekte këmbën. Në 48 orët pasuese vendi i pickimit thuajse u dyfishua dhe nëna e saj Bobbie-Louise, duke dyshuar për meningjit e çoi në spital.

Mjekët dermatologë analizuan të enjturën e këmbës dhe zbuluan se bëhej fjalë për një pickim merimange.

Për të shpëtuar Ellën, u pa e nevojshme shtrimi për një muaj në spital dhe 60 ditë të tjera për rekuperimin komplet. Për shkak të pickimit e vogla nuk ishte në gjendje as që të ecte.

“Ishte e tmerrshme të shihja vajzën ka keq. Kam jetuar muajt më të këqinj të jetës time”, deklaroi Bobbie-Louise për Sëns.com./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd