Transmetuar më 17-09-2015, 20:18

Një peshk gjigand është kapur nga peshkatarët në brigjet e ishullit të Hokaidos në Japoni. Peshkatarët janë befasuar kur rrjeta e tyre ka kapur peshkun që ngjan si një përbindësh.

Ata thonë se ai kishte një gjatësi prej dy metrash, duke treguar të habitur se kurrë nuk e kishin menduar se në ato brigje do të gjendej një peshk aq i madh.

Peshkatarët kanë thënë gjithashtu, se kjo gjë i ka bërë të dyshojnë se peshqit e zonës Fukushima, të kenë pësuar modifikime për shkak të rrezatimit bërthamor./o.b/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd