Transmetuar më 17-09-2015, 18:17

Dy grupe -mes tyre nëntë shqiptarë – që merreshin me trafikimin e marijunës në rajonin e Lacios dhe Katanias në Itali, janë vënë në prangat e policia. Në kuadër të operacionit ‘Odisea", policia italiane arrestoi 15 persona, mes tyre 9 shqiptarë dhe 6 italianë.

​Shqiptarët e arrestuar janë Oresti Mufali, 33 vjeç, Albert Shqau, 31 vjeç, Erion Mucaj, 34 vjeç, Ermir Baja, 45 vjeç, Jodian dhe Emiliano Shametaj, 25 dhe 28 vjeç, Gentian dhe Fatjon Hoxhaj, 35 dhe 38 vjeç dhe Erson Zhuka, 31 vjeç,

Nga përgjimet e policisë, thuhet se grupi ka pasur një aktivitet kriminal me vlerë 70 milionë euro i nisur që nga viti 2012 e në vazhdim.

Policia tha se ka sekuestruar një sasi prej 3 500 kg marijuanë,.

Hetuesit kanë zbuluar se ngarkesat me drogë që importoheshin nga Shqipëria shkonin direkt për dy grupe kriminale të famshme në Katania, "Gruppo della Stazione" dhe "Pillera".

Këto organizata përbëheshin kryesisht nga shqiptarë banues në Itali, që në bashkëpunim me "kolegë" në Shqipëri realizonin furnizimin me drogë në sasi të mëdha.

Sipas policisë, droga e importuar nga Shqipëria furnizonte organizata të mëdha kriminale në rajonin e Sicilisë.

Trafiku i drogës bëhej përmes detit me skafe apo mjete të tjera lundruese. Importimi bëhej nga Shqipëria dhe zbarkonte në Pulja. Prej aty, droga dërgohej në Romë ose drejt Katanias.

Hetimet për këto grupe mësohet se kanë nisur që në vitin 2012, ku atëkohë u arrestuan 19 persona. /o.b/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd