Transmetuar më 17-09-2015, 08:35

Lushnje, 17 shtator 2015, NOA.al – Dy të rinj kanë përfunduar në prangat e policisë pasi kanë tentuar të vjedhin me armë zjarri dy persona të tjerë. Sipas të dhënave zyrtare në sajë të operacionit “Hijet”, janë arrestuar shtetasit Aurel Çuçi, 23 vjeç, banues në Fiershegan Lushnje dhe Zaim Çili , 28 vjeç, banues në Barbullinjë, Lushnje.

Të dy këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin në datën 2 shtator dhe 8 shtator, në aksin rrugor Fiershegan-Allkaj, Lushnje, në përdorim të armëve të zjarrit kanë tentuar të vjedhin shtetasit U.V dhe N.K.

Gjatë ndjekjes dhe verifikimit të të dhënave policore, të harmonizuara me veprime procedurale rezultoi se dy shtetasit e mësipërm janë autorë të dy vjedhjeve me armë në bashkëpunim të ngelura në tentativë të automjeteve të shtetasve U.V dhe N.K.

Për të dy rastet janë kryer veprimet procedurale dhe materialet do t’i kalojnë për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Lushnjes, për veprën penale “Vjedhje me armë  e kryer në bashkëpunim”./b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd