Transmetuar më 16-09-2015, 21:56

Verë e mbushur me ngjyra. Kjo ishte ajo që solli në pasarelën e modës në New York koleksioni i ri i stilistes Victoria Beckham.

Stilistja ka luajtur me ngjyrat në koleksionin e saj të ri i cili sjell më shumë se 35 veshje me më shumë ngjyra se normalisht.

Jelek të kombinuar me funde të gjatë hapën koleksionin e stilistes së famshme, i cili përfshin veshje të lirshme dhe komode.

Mbyllja e prezantimit të koleksionit solli një kombinim ngjyrash e modelesh të ndryshme. Nesër më 17 shtator është edhe dita kur përfundon  java e modës në Nju Jork, vend i cili ka mbledhur artistë të ndryshëm gjatë kësaj periudhe./b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd