Transmetuar më 16-09-2015, 20:46

Ekspertë nga Universiteti i Tajvanit vendosën të kryenin një eksperiment lidhur me të gjitha dobitë që ofron domatja për organizmin tonë. Për të realizuar këtë studim ata mblodhën gra me moshë, peshë e origjinë të ndryshme dhe u dhanë atyre për të konsumuar nga një gotë me lëng domate (250 ml) çdo ditë për dy muaj.

Ndryshimi i parë i dukshëm ishte humbja e peshës së konsiderueshme, e cila sipas tyre ka ndodhur për shkak të heqjes së depozitave të yndyrës nga trupi.

Shkencëtarët që kryen eksperimentin thanë se: “gratë që morën pjesë në këtë eksperiment nuk ndryshuan zakonet e tyre të ushqimit apo stërvitjes, por rezultatet ishin të dukshme në vetëm pak ditë.”

Ata vunë re ulje të ndjeshme në nivelet e kolesterolit. Një gotë e vetme e lëngut të domates çdo ditë forcon sistemin tuaj imunitar, ju mbron kundër sëmundjeve të zemrës dhe zvogëlon rrezikun e zhvillimit të kancerit.

Por nuk mbaron me kaq, pasi është zbuluar se lëngu i domates zvogëlon kollën, parandalon aneminë, heq simptomat reumatike dhe përmirëson qarkullimin e gjakut. Për më tepër, ajo është e mirë për lëkurën duke ju dhënë pamje rrezatuese./b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd