Transmetuar më 16-09-2015, 19:36

Tani nuk ka më dyshime. Drake dhe Serena Williams janë një çift, këtë e tregojnë edhe faktet e fundit.

Në pasarelën e " Modës në New York", ku tenisja ishte për të promovuar koleksionin e saj të fundit, është parë edhe Drake i cili qëndronte në rreshtin e parë.

Por ajo që hedh dritë mbi ekzistencën e lidhjes së tyre nuk është prania e tij në event, por momenti tepër intim që çifti ka kaluar në prapaskenën e shfaqjes, ku kamerat kanë parë gjithçka.

Drake nuk mund të duronte duke e parë Serenën në sy dhe i ka dhuruar asaj një puthje në dorë duke mos e vrarë mendjen për praninë e njerëzve të shumtë përreth./b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd