















Tiranë, 16 shtator 2015, NOA.al- “Një nga mënyrat më të mira për të falenderuar Pezën është zhvillimi i kësaj zone”.
Kështu tha sot kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, mori pjesë sot bashkë me drejtues të qeverisë dhe të shoqatave të veteranëve në ceremoninë e zhvilluar për 73- vjetorin e Konferencës së Pezës.
Në fjalën e rastit, Veliaj tha se mesazhi i që u dha 73 vite më parë qëndron aktual edhe sot.
“Konferenca e Pezës arriti të rendiste Shqipërinë krahas gjithë vendeve të tjera europiane që luftonin për këtë ideal dhe mesazhi i saj është po aq kuptimplotë edhe sot: Lipset bashkim dhe bashkëpunim i gjitha forcave politike që drejtojnë vendin drejt një qëllimi të përbashkët, zhvillimin dhe forcimin e shtetit shqiptar dhe renditjen e tij krahas vendeve të zhvilluara të familjes së madhe evropiane”, deklaroi Veliaj.
Sipas tij, 73 vite më përpara në Pezë ëndërrimtarë dhe njerëz të patrembur u mblodhën për t’u siguruar brezave të ardhshëm lirinë.
Ai tha më tej se kjo ceremoni zhvillohet për të përkujtuar luftën e tyre të madhe dhe për t’i falënderuar me premtimin se një gjeneratë e re ka ardhur për të punuar dhe për të luftuar në të njëjtin shembull.
Kryebashkiaku deklaroi se do të projektohen vepra konkrete që do të sjellin zhvillimin e kësaj zone, prodhimtarinë bujqësore dhe blegtorale, nevojat që kanë fermerët dhe ata që vendosin të jetojnë në zona rurale të Tiranës .
Prej tre ditësh Bashkia e Tiranës po organizon një sërë aktivitetesh në Pezë.
Ditën e sotme është parashikuar panairi i produkteve vendase, ekspozitë fotografie dhe vizita në muzeun e Pezës. Për fëmijët do të ketë park lojërash, shfaqje cirku dhe parku i përrallave. Do të ketë zjarre partizane dhe muzikë nga kori "Lira" duke filluar nga ora 18:00. Ndërsa në mbrëmje, në orën 20:00, do të ketë koncert në Parkun e Pezës me "Fanfara Tirana" dhe Robert Bisha. Të ftuar special do të jenë Dudu Morandi ( Modena City Ramblers) Gipsy Groove dhe Dj Jehonë. Më poshtë gjeni disa fotografi të festimeve të publikuara nga kryebashkiaku Veliaj, në profilin e tij në rrjetin social Facebook./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





