Transmetuar më 16-09-2015, 10:30

Librazhd, 16 shtator 2015, NOA.al- Një 51-vjeçar nga Librazhdi është ndaluar nga policia pasi gjatë një verifikimi të bërë është prezantuar si punonjës i Anti-terrorit.

I ndaluari është Hysen Balliu me banim në Funarë të Librazhdit, të cilit ju gjetën dhe sekuestruan dy karta “Anti-terror” me mbishkrimin “Zyra qendrore e investigimit”.

Balliu u arrestua nga ditën e djeshme, pasi gjatë kontrollit fizik të tij, të ushtruar ndaj tij u gjetën dy kartat “Anti-terror” dhe një yll me mbishkrimin “Zyra Qendrore e Investigimit”.

Aktualisht vijojnë hetimet në ngarkim të të ndaluarit ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për veprën penale “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd