Transmetuar më 16-09-2015, 10:19

Korçë, 16 shtator 2015, NOA.al- Një kryefamiljar në Korçë ka denoncuar në polici zhdukjen e djalit të tij.

50-vjeçari Gj.V., është paraqitur para bluve të Korçës ditën e djeshme ku ka bërë kallëzim se i është larguar nga banesa, djali i tij, Th.V., 21 vjeç, banues në Korçë.

Në denoncimin e bërë në polici burri ka thënë se nuk ka pasur konflikte me të birin dhe nuk ishte në dijeni të ndonjë shqetësimi të tij, ndaj ka parë si zgjidhje të mundshme kërkesën e ndihmës.

I riu është zhdukur prej tre ditësh dhe nuk ka lënë asnjë shënim apo detaj se ku mund të ketë shkuar.

Përballë këtij denoncimi nga ana e policisë, po punohet për gjetjen e tij./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd