Transmetuar më 16-09-2015, 08:40

Një shtetas serb ka hyrë në Shqipëri me dy dronë. Mbrëmjen e djeshme në pikën kufitare të Qafë- Thanës, një shtetas serb i cili udhëtonte me makinën e tij, kishte dy dronë me vete.

Mësohet se shtetasi serb, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, vinte nga Maqedonia.

Gjatë kalimit në kufi siç raporton NOA.al, ai ka pohuar se në çantën e tij kishte dy dronë dhe se ato ishin porositur nga një firmë private në Tiranë.

Burime zyrtare nga dogana e Qafë-Thanës, bëjnë me dije se shtetasi serb i ka kryer procedurat konform rregullave.

Mësohet se zhdoganimi i mjeteve do të bëhet në Tiranë dhe se procedurat e ndjekura janë ligjore.

Pas incidentit të ndodhur në Beograd rreth një vit më parë në ndeshjen Serbi- Shqipëri, janë shtuar dyshimet se dronët mund të përdoren në ndeshjen e kthimit Shqipëri-Serbi që luhet më 8 tetor./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd