Transmetuar më 15-09-2015, 19:06

Një kërkesë e çdo femre kur shkon në sallone bukurie është që ajo të duket sa më elegante. “Më bëj që fytyra të më duket e hollë”. Këtë kërkojnë pjesa më e madhe e grave kur shkojnë atje, sipas portalit howstuffëorks.com.

Të ulura në karrigen komode ato pothuajse gjithmonë kanë këtë pretendim. Ndërsa parukjerja më krehrin dhe gërshërët në dorë i dëgjon me shumë vëmendje.

Por për personat të cilët kanë flokë të gjatë, të drejtë dhe të hollë është më e vështirë kujdesia për to. Ky lloj floku zakonisht të tregon kokën e vogël dhe fytyrën shumë të madhe.

Rekomandimi në këtë rast është që të përdorni produkte për larjen e flokëve që rrisin volumin ose këta persona duhet të rrisni volumin duke shtuar flokë të tjerë në kokë.

Nuk këshillohet kurrsesi që një flok i tillë (i hollë dhe i gjatë) të drejtohet me pjastër sepse përveç se e dëmtoni atë, nxjerr edhe më shumë në pah fytyrën e madhe./o.b/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd